75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Mbappe si “king”, u prit nga presidenti i Francës dhe mori një mesazh: Do na bësh probleme djalosh!

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe mbrëmë takoi presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe emirin e Katarit në Pallatin Elysee.

Presidenti i Francës organizoi një darkë të martën mbrëma për nder të Sheikh Tamim dhe ftoi Mbappen dhe kryetarin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, shkruan Indeksonline

Image

Edhe pse saga e vazhdueshme që lidhë Mbappen drejt largimit nga klubi i Ligue 1 nuk ishte tema e kësaj darke, por Macron pati një fjali të shkurtër për lojtarin.

“Do të na krijoni më shumë probleme”, i tha Macron futbollistit të Paris Saint-Germain.

Mbappe pritet të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni me para-metra zero, kurse destinacioni i tij pritet të jetë Real Madridi./Indeksonline/