19:02 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbappe “supersonik”, barazon rekordin e Peles

Kylian Mbappe ishte heroi i kualifikimit të Francës për në fazën çerekfinale të botërorit “Rusi 2018”, pasi shënoi dy gola dhe fitoi një penallti në fitoren 4-3 ndaj Argjentinës.

Pa mbushur ende 20 vjeç, sulmuesi i PSG-së barazoi rekordin e Pele, duke u bërë lojtari i dytë nën 20 vjeç, që shënon dopietë në një kampionat botëror. Gjithsesi ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë shpejtësia e Mbappe në momentin që fitoi penalltinë për Francën, në minutën e 11’.

Sulmuesi ka arritur të përshkojë rreth 55 metra me topin në këmbë, për një kohë prej 7 sekondash, për t’u ndalur më pas nga një faull i mbrojtësit argjentinas Marcos Rojo.

Ishte pikërisht shpejtësia e tij, ajo që bëri diferencën, pasi në çdo situatë, numri 10 ishte një hap para mbrojtjes së Argjentinës.