08:44 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbërrin në Prishtinë aeroplani privat për transportimin e Isa Mustafës

Në pistën e aeroportit të Prishtinës tashmë ka arritur aeroplani privat me të cilin pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit ish-kryeministri dhe njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa do të dërgohet jashtë vendit në mënyrë që të kryejë disa kontrolle shëndetësore dhe të ketë një rehabilitim të nevojshëm.

Lidhur me këtë Indeksonline mbrëmë ka raportuar vazhdimisht në çdo detaj për atë se çfarë saktësisht po ndodhë me gjendjen shëndetësore të Mustafës për të cilën pas dërgimit në spital, LDK ishin deklaruar se ka të bëjë me një grip sezonale, e që doli të mos jetë e vërtetë./Indeksonline/