14:00 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbesa e Princeshës Diana fejohet me biznesmenin 30 vite më të madh

Mbesa e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer është fotografuar me të dashurin e saj 60 vjeçar duke ecur në rrugët e Manhattan-it.

Ajo kishte një palë syze dhe dukej e tensionuar, teksa i dashuri i saj shihej me telefon në dorë.

Por, ajo që ra në sy ishte një unazë diamanti në dorën e mbesës së Princeshës Diana.

28 vjeçarja duket se i ka dhënë fund beqarisë, duke i thënë po të dashurit të saj mbi 30 vjet më të madh./Indeksonline/