20:33 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbështetja impresive e tifozëve japonez me flamurin e Kosovës për Besart Berishën

Besart Berisha e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në kampionatin japonez.

Sulmuesi kosovar u largua nga Australia, përkatësisht nga Melbourne Victory gjatë kësaj vere.

Tutje, ai u transferua te Sanfrecce Hiroshima, ku nënshkroi kontratë 2-vjeçare e gjysmë, transmeton IndeksOnline.

Berisha është ambientuar mjaft mirë te klubi japonez, teksa ka edhe mbështetjen e tifozëve.

Në ndeshjen e fundit, Berishën e kanë mbështetur tifozët nga tribuna me flamurin e Kosovës.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon e mëposhtme./IndeksOnline/