Mbështetje e madhe për Gëzim Hazrollin në Malishevë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Malishevës gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në këtë komunë.
Përmes një postimi në facebook, Hazrolli u shprehë se atmosfera dhe pjesëmarrja në tubim dëshmuan besimin dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Malisheva na dha të njëjtën energji, të njëjtin besim dhe të njëjtën vendosmëri që na ka bashkuar në ditët më të rëndësishme të rrugëtimit tonë për liri. Nga ky tubim madhështor u pa qartë se qytetarët kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Hazrolli.
Hazrolli garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 35 në listën e LDK-së./IndeksOnline/

