15:20 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbi 2.500 të ftuar në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle do të ftojnë më shumë se 2,500 njerëz në bazën e Windsor Castle në dasmën e tyre që pritet të mbahet më 19 maj.

Kur njoftuan në nëntor se shumë shpejtë do të kurorëzojnë dashurinë, çifti tregoi se ata pjesë të kësaj feste do ta bëjnë edhe publikun.

“Ata duan që dita e tyre e martesës të formohet në mënyrë që të lejojë publikun të ndjehen pjesë e festimeve”, tha zyra e tyre në Pallatin Kensington në një njoftim për shtyp të premten.

“Kjo martesë, si të gjitha dasmat, do të jetë një moment argëtimi dhe gëzimi që do të pasqyrojë karakteret dhe vlerat e nuses dhe dhëndrit”./Indeksonline/