13:57 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mbi 80 vota pro, Koalicioni i bën votat për votimin e demarkacionit

Burime të Indeksonline brenda qeverisë së Kosovës mësojnë se koalicioni qeverisës i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit në kuvend.

Sipas këtyre informacioneve, janë më shumë se 80 vota të siguruara, të mjaftueshme për votimin pro të demarkacionit me Malin e Zi.

Gjithçka ka përfunduar me sukses pas takimit me Listën Serbe, por që nuk dihet ende saktë se sa do të jetë numri i deputetëtve që do të votojnë pro.

Seanca pritet të filloi pas orës 16:00, atëherë kur në Kosovë do të jenë edhe disa deputetë që ndodheshin në Malin e Zi për një takim pune./Indeksonline/