Mbivada pret me entuziazëm 72-shin e LDK-së, Naim Behlulaj
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Naim Behlulaj, ka zhvilluar sot një takim elektoral në vendlindjen e tij, ku morën pjesë të gjitha nëndegët e Mbivadës, e ku u prit me entuziazëm të madh nga përkrahësit e tij.
Behlulaj garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numrin 72 në listën e LDK-së.
Në tubimin e mbajtur në Mbivadë morën pjesë qindra qytetarë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e kësaj zone.
Atmosfera u karakterizua nga duartrokitje, takime të ngrohta dhe mesazhe për unitet e angazhim në prag të zgjedhjeve.

