07:08 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbledhja e Kryesisë, diskutohet kërkesa e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme

Me fillim nga ora 11:00 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën C-301, në objektin e Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë në rendit dite në këtë mbledhje do të jetë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme dhe pas kësaj kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancë së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korigjim të kufijve’ në dialogun Kosovë-Serbi./Indeksonline/