14:35 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, u morën këto vendime

Ramush Haradinaj ka njoftuar në Facebook për vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Ekonomik Social, i cili ndërlidhë ekonominë me trendet shoqërore.

Po sot, është themeluar Komisioni ndërinstitucional për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm, si mbështetje mekanizmave të sigurisë.

Në vazhdën e konsolidimit të sundimit të ligjit, miratuam poashtu, Strategjinë shtetërore kundër narkotikëve dhe Planin e veprimit 2018-2022. Në parim është aprovuar nga Qeveria nisma për lidhjen e marrëveshjeve të sigurimeve sociale me Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë” shkruan Haradinaj./Indeksonline/