16:50 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbledhja e Vetëvendosjes pritet të zgjasë deri në orët e vona

Kryesia qendrore dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje janë duke mbajtur mbledhjen e përbashkët.

Takimi që ka nisur para pak orëve në selinë e partisë pritet të zgjasë deri në orët e vona të ditës së sotme. Kështu kanë bërë me dije burime të “Indeksonline” brenda Vetëvendosjes.

Ndryshe, ndonëse ishte raportuar për dorëheqjen e Dardan Sejdiut nga posti i deputetit, zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti kishte mohuar këtë gjë për “Indeksonline”.

Në mbledhje kanë shkuar edhe disa nga të dorëhequrit e VV-së, porse aty nuk po marrin pjesë Aida Dërguti dhe Faton Topalli. Pjesëmarrës aty janë edhe Shpend Ahmeti, Albin Kurti, Liburn Aliu, Shemsi Syla, Donika Kadaj-Bujupi dhe Fitore Pacolli./Indeksonline/