10:21 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Mblidhen bossat, sot vendoset shumëçka për futbollin anglez

Momenti i së vërtetës në futbollin anglez do të ndodhë sot. Shumë dilema që lidhen me futbollin anglez planifikohen të zgjidhen sot, pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Shefat e skuadrave të Premierligës do të bisedojnë në një video-lidhje dhe do të marrin vendime për disa çështje.

Fillimi i garave, pagat e lojtarëve, kontratat e futbollistëve, ndihma financiare nga shteti dhe shumëçka tjetër do të diskutohen në këtë bashkëbisedim me shefave. /Indeksonline/