75 Mall Live Search
11:09 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestimin e kujt po e paralajmëron ish-ministri Bajram Hasani?

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka publikuar një artikull të mediave shqiptare në Maqedoni rreth vendimit për burgim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Hasani, duke mos përmendur emra, ka sugjeruar që të kenë kujdes.

“Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë, prandaj kujdes”, ka shkruar ai në “Facebook”, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Hasani ishte shkarkuar nga Nisma e Fatmir Limajt, pasi kishte disa keqkuptime me këtë të fundit.

“Mollë sherri” padyshim se ishte largimi nga puna e sekretarit të MTI-së, e që kjo i kushtoi Hasanit me “shkuarje në shtëpi”. /Indeksonline/

Temat: