09:52 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet pas pak për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të vendoset për kërkesën e 44 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.

Kujtojmë se dje Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë, në të cilën ishin paraparë 47 pika të rendit të ditës. /Indeksonline/