18:59 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mblidhet Kryesia e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj në një ambient në Prishtinë.

Mbledhja po udhëhiqet nga Lideri, Isa Mustafa, pranë tij janë nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Haki Rugova.

Po ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ismet Beqiri si edhe anëtarë të tjerë.

Takimi po zhvillohet i mbyllur për media. Nuk dihet se për çka saktësisht po diskutohet brenda takimit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK pritet që të dalin me një qëndrim për opinionin./Indeksonline/