14:27 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Mblidhet Kryesia, pas pak vendimi për deputetët që hodhën gaz

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës dy herë radhazi në sallë nga deputetët e Vetëvendosjes është mbledhur në një mbledhje.

Sipas burimeve të Indeksonline, në kryesi po diskutohet mundësia e përjashtimit të deputetëve të VV-së që hodhën gaz në sallën ku mbahen seancat.

Nëse Kryesia pajtohet për përjashtim, atëherë kërkesa i shkon sigurimit të Kuvendit për t’i nxjerr ata nga salla. /Indeksonline/