23:56 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / AR

Mbretëresha Elizabeth e ‘zhduk’ foton me Princin Philip, vendos vetëm vetën!

Llogaritë e Mbretëreshës në rrjetet sociale janë rikthyer pas varrimit të Princit Philip.

Në imazhin në profil kanë qenë të dy së bashku, ndërsa tani e ka zëvendësuar me një imazh ku ka pozuar vetëm, transmeton Indeksonline.

Pas vdekjes së Dukës, me 9 prill, Mbretëresha me djemtë e saj kanë [publikuar në Instagram dhe Twitter imazhe bardh e zi.

Pasi ditët e zisë kanë kaluar ata kanë rikthyer fotot e vjetra.

Në vend të imazhit të zakonshëm të Mbretëreshës dhe Filipit, tani është zgjedhur një foto e Elizabetës, e bërë gjatë vizitës së saj në selinë e MI5 në Shtëpinë e Thames./Indeksonline/