07:52 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / AR

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer, konfirmon pallati i Buckingham. Deri më tani dihet se nuk është kancer në prostatë, sipas analizave të kryera.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas deklaratës së pallatit, mbreti nisi trajtimin e rregullt të hënën.

Në deklaratë shkruhet se mbreti është pozitiv për trajtimet që do të marrë dhe se dëshiron të kthehet në publik sa më shpejt.

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Ndërkohë, ai do të shtyjë daljet publike. Mbreti, 75 vjeç, u rikthye në Londër gjatë mëngjesit të së hënës. Edhe pse ngjarjet publike do të jenë pezull për të, mbreti do të vijojë të luajë rolin e tij dhe të kryejë takime private.

Charles është parë të dielën në kishë, duke përshëndetur njerëzit, ndërsa ka kryer edhe analizat për kancer në prostatë një javë më parë, në një spital në Londër.