11:29 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbrojtësi argjentinas tregon se si e turpëroi Ronaldinho me fjalë: Më tha, merre fanelën e mos më godit më!

Mbrojtësi argjentinas, Pablo Alvarez ka rrëfyer se si në një ndeshje Ronaldinho e kishte turpëruar në fushë dhe jashtë saj.

Ish-mbrojtësi i Catanias ka thënë se gjatë ndeshjes Milan-Catania në “San Siro”, Dinho kishe një porosi të çuditshme për të.

“Kur po shkonim në tunel pas pjesës së parë, Ronaldinho mu afrua për të më thënë diçka. Hoqi këmishën dhe më tha që mos ta godas më.

E mora këmishën të cilën e kam edhe sot në koleksion, dhe i premtova se nuk do të ndërhyjë ashpër më ndaj tij. Ishte e pamundur ta stopoje. Për mua mbetet një nga më të mirët në histori të futbollit” ka thënë Alvarez./Indeksonline/