23:24 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Anglisë humb Botërorin

Mbrojtësi i Burnley, James Tarkowski, është larguar nga pika e grumbullimit të kombëtares angleze në “St.George’s Park”, sepse ka nevojë për një operacion në hernien diskale.

28-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren në muajin mars, ishte në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Gareth Southgate, si alternativë. Ai nuk bënte pjesë në 23-n që do të shkojë në Rusi, por nëse do të dëmtohet ndonjë mbrojtës, ai do të futej në listë.

Fati donte që pikërisht ai që shpallej i padisponueshëm. Tarkowski do të operohet nesër me synimin për t’u riaftësuar në kohë për të luajtur që në fillim të sezonit të ardhshëm.