15:57 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Maltës i ”frikësohet” Kosovës: Ata janë favoritë në grup

Qendër-mbrojtësi, Andrei Agius është bindur se Malta mund të marrë pikë në ndeshjen e nesërme në Prishtinë kundër Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas barazimit, 1-1 ndaj Azerbajxhani muajin e kaluar, maltezët shpresojnë që të vazhdojnë pa humbje dhe të kualifikohen tutje nga Grupi D3.

”Unë mendoj se kjo skuadër mund të marrë pikë kundër çdo kundërshtari në këtë grup”, tha Agius për Times of Malta, transmeton IndeksOnline.

”Duke filluar nga ndeshja e radhës në Prishtin, ne e dimë se Kosova ka skuadër të fortë. Sipas mendimit tim, ata janë favoritët për vendin e parë. pasi kanë opsione të shumta.

”Por, unë besoj se skuadra jonë ka kapacitet që t’ua dëshmojë kritikëve të kundërtën dhe të marrë diçka nga kjo ndeshje, por vetëm nëse luajmë sipas planit tonë”, u shpreh Agius./IndeksOnline/

Synimi i Maltës, ashtu si edhe i Kosovës është që të triumfojë në grupin përkatës dhe të vazhdojë luftën për kualifikimin në Euro 2020./IndeksOnline/