00:01 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi katalanas ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-trajnerit të tij.

Gerard Pique nuk ka kursyer kritikat për Pep Guardiolan dhe mendon se largimi i këtij të fundit nga Barcelona ka pasur efekt pozitiv te skuadra.Sipas mbrojtësit të kombëtares spanjolle, ekipi kishte humbur besimin te Pep.“Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të mendojnë 24 orë rreth futbollit, por nuk mundesha të përshtatesha pasi ishte në kundërshtim me filozofinë time”, ka thënë fillimisht Pique.

“Që nga ai moment, ai e ka humbur besimin tek unë dhe vendosi të mos më ftojë në takimin kundër Real Madridit”. Mbrojtësi tha se eliminimi nga Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2012 ka përshpejtuar fundin e problemeve të tij, për shkak se Guardiola u largua nga klubi pas pak kohësh.

“Këtë sezon kam menduar shumë për karrierën dhe jetën. Nëse Pep do të vazhdonte të qëndronte në Barcelonë, do të më duhej mua që të largohesha nga Barça. Për fat të mirë, Tito Vilanova erdhi në krye të klubit dhe fitova një vend të formacionin startues”, përfundoi mbrojtësi.

Temat: