19:35 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbushet mend Barcelona, por tani e tepron me klauzola

Klauzola e “butë” për Neymar, të cilën PSG vendosi që ta paguante, duket se e ka mbushur mend Barcelonën.

Skuadra katalonase në renovimet e fundit të lojtarëve të saj ka vendosur që të iu bëj klauzola marramendëse të gjithë futbollistëve.

Klauzola e Messit sigurisht që është më e larta. 700 milionë euro duhet të paguaj cilado skuadër që e do yllin argjentinas.

Klauzola tejet të larta i janë vendosur edhe lojtarëve si, Pique, Roberto, Busquets, Umtiti, e së fundi edhe Jordi Albas, nga 500 milionë euro.

Lojtari me klauzolën më të ulët në skuadrën e parë të Barcës është 125 milionë euro./Indeksonline/