12:46 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. S

Mbushet oborri i Akademisë së Shkencave me qen endacak

Qentë endacakë janë të pranishëm thuajse në çdo rrugë të Prishtinës, duke rrezikuar kështu qytetarët që kalojnë përbri tyre.

Ndërsa një qytetare në IndeksOnline, ka raportuar se si mëngjesin e sotëm dhe çdo ditë tjetër sa herë që i dërgon fëmijët në shkollë, sheh një numër të madh qensh endacakë, të cilët ndalen para objektit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Jo vetëm ajo, por edhe qytetarë të tjera raportojnë në vazhdimësi për rrezikun që u kanoset nga këta qen, duke kërkuar kështu nga organet kompetente që të marrin masa në trajtimin e tyre, sidomos tani në kohë të dimrit./IndeksOnline