15:33 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbyllet Botërori për lojtarin e Brazilit

Vetëm pak orë para startit të ndeshjes Brazil-Belgjikë, konfirmohet lajmi i keq në kampin e “Seleçaos”. Danilo, i dëmtuar dje gjatë stërvitjes, nuk mund të luajë më asnjë ndeshje të mbetur në “Rusi 2018”, edhe nëse 5 herë kampionët e botës kualifikohen në finale.

Futbollisti i Manchester City-t ka dëmtuar një nga ligamentet e kaviljes së majtë dhe koha e riaftësimit nuk është e mjaftueshme për të dhënë kontribut në këtë Botëror. Gjithsesi, Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar se lojtari nuk do të largohet nga grumbullimi derisa të përfundojë turneu për “Seleçaon”.

Botërori rus rezultoi i pafat për Danilon, që i dëmtuar në ndeshjen me Zvicrën, humbi takimin me Kosta Rikën.

Ndaj Meksikës, në raundin e 1/8-ave, nuk u aktivizua nga trajneri Tite, tani erdhi dëmtimi tjetër kavilje. Gjithsesi, ai do të qëndrojë me skuadrën me shpesën se do të ngrejë lart trofeun e kampionit.