19:33 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / Gj. Sh

Mbyllet pjesa e parë, Ballkani në epërsi ndaj Sivassporit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Sivasspor-Ballkani, e vlefshme për javën e tretë të grupeve në Conference League.

Kampioni Kosovës është në epërsi 2-1, shkruan IndeksOnline.

Sivaspori kaloi në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Ulvestad.

Përkunder golit të hershëm, Ballkani shfaqi një loj shumë të mirë dhe arriti ta përmbys rezultatin.

Armend thaqi barazoi shifrat në minutën e 20-të me një goditje shumë të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Arbër potoku në minutën e 31-të./IndeksOnline/