14:48 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / Blerim

Mbyllet pjesa e parë: Drita e “rrezikshme” për Drenicën, Besa – Feronikeli luajnë qetë e Llapi në epërsi ndaj Arberisë

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të takimve të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita u tregua e fortë në pjesën e parë ndaj Drenicës ku realizoi tre gola, përmes, Shabanit në minutën e 2’të, Namanit (20) dhe Kastriot Rexhës në (44′).

Besa e Pejës dhe Feronikeli nuk treguan diçak konkrete edhe 45’ minutat e para u mbyll në 0:0, shkruan IndeksOnline


Ndërkaq, në takimin ndërmjet Llapit e Arbërisë u shënua vetë një gol nga Mentor Zhdrella në minutën e 12’të të takimit.