15:00 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. A

Mbyllet viti 2020 për kapitenin e Prishtinës

Prishtina nuk mund të llogarisë në shërbimet e Lorik Boshnjakut në ndeshjet e mbetura të sezonit vjeshtor.

Kapiteni u lëndua në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Gjilanit.

“Bardhekaltërit” kanë konfirmuar që lëndimi nuk është i rëndë dhe nuk do të ketë nevojë për operim.

Boshnjaku sivjet ka luajtur 15 ndeshje në Superligë.

/Indeksonline/