20:52 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Mc Gregor ia quan “peshqir” gruan, Khabib reagon ashpër

Lufta në mes të Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ka marrë përmasa tjera.

Pas përplasjes në kafaz ku Khabib doli fitues, lufta vazhdoi edhe jashtë telave mes dy skuadrave ndërsa tani po vazhdon në rrjetet sociale.

Ishte britaniku ai i cili i hodhi “Zjarrit benzinë” duke postuar një fotografi të gruas së Khabibit e cila është e mbuluar dhe e ka quajtur “peshqir”.

“Gruaja jote është një peshqir”, që i referohej mbulesës së gruas së Khabibit pikërisht në ditën e martesës me yllin e MMA-së.

Më vonë fotografia është fshirë nga rrjetet sociale por luftëtari rus ka reaguar ndaj tij.

Ai ka postuar një fotografi të McGregor me një femër dhe e ka quajtur dhunues atë.

“Përdhunues, ti je përdhunues. Je një hipokrit që nuk merr përgjegjësi për veprimet e tua. Drejtësia do të të gjejë. Do ta shohim”, ka shkruar 30-vjeçari.

Kujtojmë se McGregor ka thënë se do të pensionohet nga ky sport por ende është aktiv me ngacmimet e tij. /IndeksOnline/