McClung fiton garën e ngulitjeve tri herë rresht në Fundjavën e Yjeve të NBA-së

Fundori i Orlando Magic, Mac McClung, është futur në histori duke u bërë i pari që ka fituar garën e ngulitjeve tri herë rresht në Fundjavën e Yjeve të NBA-së.
26-vjeçari të shtunën mbrëma në “Bay Arena” në San Francisco magjepsi me ngulitjet e tij spektakolare. Ndër më impresivet ishte kur e kaloi një veturë dhe nguliti nga prapa.
Ai mposhti Andre Jackson Jr, Stephnon Castle dhe Matas Buzelisin.
McClung mori pikë maksimale me ngulitjet e tij.
E Tyler Herro i Miami Heat ka fituar garën e trepikëshave. Ai në raundin e fundit realizoi 24 pikë, duke e mposhtur Buddy Hieldin e Golden State Ëarriors.
Ndërkohë “Team Cavaliers” i bërë nga Evan Mobley dhe Donovan Mitchell fituan garën e shkathtësisë.