23:00 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / Blerim

McKennie është futbollisti amerikan i vitit!

22 vjeçari McKennie, ka regjistruar një të arritur fenomenale në karrierën e tij, duke u bërë më i miri lojtar në vendin prej nga vjen.

Verën e kaluar, ai zbarkoi nga Schalke në Juventus, teksa deri më tani ka qëlluar goxha përforcim.

Këtë edicion ka bërë një hap edhe më të rëndësishëm, pasi ka marr besimin e teknikëve për të luajtur më shumë, derisa nga dhjetë paraqitje në këtë sezon, ka shënuar dy gola, në derbi ndaj Torinos dhe përballë Barcelonës.