18:09 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

McLaren në shitje për 23 bitcoin

Një pronar i paidentifikuar i superautomobilit McLaren 720S të vitit 2017 ka njoftuar fansat e tij në faqen Craiglist, se është i gatshëm ta shesë atë vetëm me bitcoin.

McLaren me ngjyrë portokalli ka kaluar vetëm 1.200 kilometra dhe pronari i tij e ka vlerësuar me 25 bitcoin.

Sipas vlerës së bitcoin, i cili ndryshon pothuajse vazhdimisht, vetura kushton rreth 472.000 dollarë. Blerësit e interesuar për të shikuar veturën duhet të paguajnë depozitë në vlerën 0,00001 bitcoin.

McLaren 720S është lansuar në mars të këtij viti si pasues i modelit 650S nga seria super sport. Ka motor 4.0 litra V8 me 720 kuaj fuqi.

Nëse arrin ta shesë, pronari i këtij McLaren nuk do të jetë i pari që merr bitcoin për automobil. Kohë më parë një investues kinez ka paguar 5,3 milionë dollarë në litecoin për bolidin  Formula 1 nga viti 2016.

Ndryshe, javën e kaluar bitcoin ka arritur vlerën 19.500 dollarë dhe analistët parashikojnë rritje deri në 50.000 dollarë.