17:56 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

MD: Kompensimi i viktimave të krimit, storie e suksesit të Kosovës

Ambasadat e SHBA-ve në Kosovë dhe Kroaci kanë organizuar një konferencë rajonale mbi mbështetjen e viktimave, shkruan Indeksonline.

Nga Kosova po marrin pjesë një delegacion i Komisionit Qeveritar për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë.

Në këtë konferencë u vlerësua lart suksesi i Kosovës si shteti i vetëm në rajon me program të kompensimit të funksionalizuar, e po ashtu edhe roli i MD-së, si bartëse e projektit.

Ky është njoftimi i plotë:

Një delegacion i Komisionit Qeveritar për Kompensimin e Viktimave të Krimit, dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë po merr pjesë në konferencën rajonale mbi mbështetjen e viktimave, obligimet dhe kompensimin e viktimave të krimit.

Konferenca është organizuar nga Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Kroaci dhe po mbahet në Dubrovnik, pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të shteteve të tjera të rajonit.

Me këtë rast nga të pranishmit u vlerësua lart suksesi i Kosovës si shteti i vetëm në rajon me program të kompensimit të funksionalizuar, si dhe roli i Ministrisë së Drejtësisë, si bartëse e këtij procesi./Indeksonline/