08:43 / E Martë, 01 Qershor 2021 / AR

Më 8 qershor 2021 do të mbahet ankandi i tetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 08 qershor 2021 do të mbahet ankandi i tetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.