19:41 / E Martë, 17 Shtator 2019

Me cilat modele fitojnë më shumë para prodhuesit?

Nëse mendonit se sedani elektrik i Tesla apo makina Bugatti hiper-sport ka fituar më shumë para, do të mashtroheshit, pasi bëhet fjalë për makinën sportive më të njohur në histori.

Fitimi më i madh vjen nga Porsche legjendar 911. Në veçanti, gjenerata e fundit 992 mendohet se sjell fitimet më të larta në konkurrencë për të gjithë debutuesit që janë shfaqur në treg vitin e fundit.

Është interesante që 911 nuk është modeli më i shitur i Porsche, por është më me kosto efektive. Ai përbën vetëm 11% të shitjeve të Porsche, por edhe një 30% të jashtëzakonshme të fitimeve, shkruan Bloomberg.

Pas 911 ishin të gjitha SUV-të e njohura dhe një Ferrari F8 Tributo me një fitim 17% ose rreth 307 milionë euro.

Kur bëhet fjalë për SUV-të, Mercedes GLE renditet më së miri, i cili me GLS përbën vetëm 9% të shitjeve të markës, por jep 24% të fitimeve. Pason BMW X5 me një pjesë të 7% në shitje dhe 16% në të ardhura.