20:07 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Me cilën parti ishte Adem Demaçi

Adem Demaçi nuk kishte dëshirë që të apostrofohet me asnjë parti politike në vend. Ai pati thënë se mbahet me popullin.

“Unë nuk i takojë asnjë partie, të gjitha partitë janë të miat. Sa i përket asaj se cila prej këtyre partive po mundohet që t’i shërbejë popullit me këto deklarata e këto premtime e këto çfarë po dëgjojmë përditë, nuk është lehtë të vërtetohen ato deklarata dhe ato premtime për të parë se a do të realizohen, kështu që të gjithë po flasin mirë, të gjithë po premtojnë mirë e të gjithë po i shtojnë ato në programet e tyre dhe nuk është lehte që të parashihet asgjë.

Ju e dini unë i takojë krahut të luftës, por tash [ata] po luftojnë për pushtet dhe unë nuk dua të përzihem në këto fushata dhe po e them edhe njëherë të gjitha partitë janë të miat por unë s’jam i asnjërës, sepse unë matem me popullin dhe nuk deklarohem për asnjë parti sepse kjo është luftë për pushtet e unë luftë për pushtet s’po bëjë.

Nuk është mirë të vish me çdo kusht në pushtet dhe me çdo kusht të mbetesh në pushtet kjo nuk me pëlqen sepse dalin pastaj problem të reja që duhet të riparohen në ecje e sipër dhe ato nuk riparohen lehtë, krijohen pakënaqësi dhe pastaj mbetet prapë puna e hapur për punën që do të vjen dhe elektorati duhet të vlerësojnë gjithë ata që mendojnë se duhet të vlerësojnë”, ka thënë Demaçi.

Temat: