13:23 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

Me disa dhoma dhe një garazh për Ferrari, “shtëpia” me motor që kushton 2 milionë dollarë

Prodhuesi gjerman RV Dembell e ka çuar termin motorhome në një nivel krejt të ri. Dembell Motorhomes ka krijuar atë që është quajtur ndryshe si “jahti tokësor”, një shtëpi luksoze me rrota.

Automjeti 2 milion dollarësh i quajtur “Land Superyacht” vjen me dy televizorë 55 -in dhe një garazh për Ferrari.

Brendësia është e ngjashme me një jaht, me tre ngjyra të ndryshme parketi. Mjeti luksoz ka disa dhoma, të kompletuara me vende masazhi, dhomë ndenjeje dhe madje ka një zonë TV.

Ka dhe një garazh me tre versione të ndryshme ku mund të transportoni biçikleta, motoçikleta por dhe makina të tilla si një Ferrari. Dembell nuk e ka zbuluar ende çmimin e mjetit por parashikohet të kapë shifrën e 2 milionë dollarëve.