14:59 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Me dy gola dhe një karton të kuq, Real Madridi arrinë fitore kundër Espanyol

Real Madridi arriti t’i sigurojë edhe tri pikë tjera të rëndësishme duke arritur fitore në përballjen kundër Espanyol.

Varane arriti që në minutën e 37’ të shënoj për Realin pasi u asistua nga Benzema, kurse Benzema shënoi golin e dytë në minutën e 79’ pasi u asistua nga Valverde.

Po ashtu Reali nga minuta e 83’ mbeti me një futbollist më pak pasi që Mendy mori kartonin e dytë të verdhë dhe kështu u përjashtua nga loja.

Real Madridi me këtë fitore ka arritur të dalë për tri pikë para Barcelonës në vendin e parë mirëpo Barcelona do të luaj sonte kundër Mallorcas nga ora 21:00.

/Indeksonline/.