17:04 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Me fitore dhe lot në sy, Buffon përmbyll karrierën në Juventus

Juventus ka fituar edhe ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Veronës me shifrat e përgjithshme 2-1 në “Allianz Stadium”.

Pjesën e parë torinezët nuk ishte se patë ndonjë rast, dhe të dyja skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me një barazim pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë mbrojtësi Daniele Rugani zhbllokoi rezultatin në 1-0.

Në minutën e 52′-të ishte mesfushori Miralem Pjanic që dyfishon rezultatin.

Por miqtë hapin ndeshjen në minutën e 76′-të me anë të Alessio Cercit.

Buffon ishte titullar në ndeshjen e tij të fundit për skuadrën në të cilën i kaloi plot 17 vjet para se të zëvendësohej nga Pinsoglio kur kishin mbetur më pak se 30 minuta deri në fund të takimit. Buffon ende nuk ka vendosur nëse do t’i varë dorezat apo të luajë për ndonjë skuadër tjetër.

Kështu Juventusi fiton dhe ndeshjen e fundit të Serie A për sezonin 2017/18, pasi titullin e fituan një javë më parë. /IndeksOnline/