16:55 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Më i miri i Brazilit po vjen te Milani

Milani pritet të bëjë një “revolucion” gjatë merkatos së janarit.

Rosonerët tashmë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit të Flamengos, Lucas Paqueta, shkruan Indeksonline.

21 vjeçari para nisjes për në qytetin e bukur italian ka fituar edhe çmimin si mesfushori më i mirë në ligën braziliane.

Ai për dy vite me skuadrën e parë të Flamengos ka zhvilluar 49 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola.

Paqueta gjithashtu këtë vit ka debutuar edhe me Kombëtaren e Brazilit duke zhvilluar dy ndeshje. /IndeksOnline/

Temat: