14:48 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Më lart se Napoli dhe Man Unitedi në renditjen e UEFA-s

Në fillim të çdo sezoni, UEFA lanson renditjen e klubeve, renditje e cila tutje rifreskohet gjatë gjithë sezonit.

Renditjet e fundit u publikuan këtë javë dhe Roma shënoi ngritje të madhe në renditjen e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.

Kryeqytetasit janë ngritur nga vendi 20-të në vendin e 13-të – një lëvizje prej 8 pozitave, transmeton IndeksOnline.

Paraqitjet impresive të Romës në gjysmëfinalet e Champions Leagues sezonin e kaluar pati rol krucial në këtë sukses të Romës.

Në këtë renditje, Roma ka kaluar Napolin dhe gjigantin nga Mançesteri, Manchester United.

Përveç kësaj, Roma është pesë pozita më poshtë se Juventusi në këtë renditje./IndeksOnline/