75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

“Më lironi nga burgu dhe do t’ju jap të gjitha të dhënat për lidhjen e Trump-it dhe Putin-it”

“Ekspertja për seks” e vetëquajtur, video e të cilës zbuloi lidhjen e një prej rusëve më të pasur me Kremlinin, përfundoi në burg në Tajlandë dhe kërkon ndihmë nga SHBA në shkëmbim të informatave mbi lidhjen  e Rusisë dhe Donald Trump-it.

Anastasia Vasukevic, “dama eskort” nga Bjellorusia, e cila ka fituar famë pasi është publikuar videoja  e saj nga një  festë në jaht ku kanë marrë pjesë miliarderi Oleg Derpaska dhe zëvendës kryeministri rus Sergej Prikhodko, është ndaluar në burg gjatë fundjavës pas bastisjes së seminarit të saj për seks.

Gjatë qëndrimit në paraburgim, ajo ka publikuar në Instagram video në të cilin i lut gazetarët dhe agjencitë ta ndihmojnë.

“Unë jam dëshmitari i vetëm dhe hallka e cila mungon në lidhje me Rusinë dhe zgjedhjet amerikane, të atij zinxhiri të gjatë i cili e lidhë Oleg Deripaska-n, Prikhodko-n, Manfort-in dhe Trump-in”.

Mediet ruse gjithashtu pretendojnë se disa nga pjesëmarrësit të seminarit janë arrestuar sepse nuk kanë pasur leje pune, por Vasukevic pretendon se arrestimi i saj është pasojë e xhirimit të Deripaska- s dhe Prikhodko-s.

“SHBA, ju lutem na shpëtoni nga Rusia! Ky është represioni i pastër politik!”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram./Insajder/