08:20 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Me lule në duar drejt King Power – tifozët e futbollit solidarizohen me Leicester Cityn

Tifozët e pikëlluar të futbollit kanë arritur të vijnë në ”King Power Stadium” me lule në duar për t’u solidarizuar me aksidentin e djeshëm pas rrëzimit të helikopterit.

Helikopteri në pronësi të pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivadhhanaprabha mori flakë pasi humbi kontrollin afër stadiumit, ”King power”, pak momente pas përfundimit të ndeshjes mes Leicesterit dhe West Hamit.

Detajet e aksidentit mbeten të paqarta dhe nuk është ende e ditur nëse pronari, Srivaddhanaprabha ishte në bord, transmeton IndeksOnline.

Policia ende nuk ka lansuar ndonjë informatë në lidhje me gjendjen e pilotit dhe pasagjerëve tjerë.

Por, tifozët e shqetësuar të futbollit janë mbledhur në vendin, ku ndodhi aksidenti tragjik, raporton Sky News këtë mëngjes.

Ky lajm i ka prekur gjithë tifozët e futbollit, të cilët janë solidarizuar kudo me Leicester Cityn.

Nikoqiri i ”BBC Match Of The Day dhe legjenda e Leicesterit, Gary Lineker pohoi se është ngjarja më e vështirë, të cilën e ka përcjellur në karrierën e tij, duke e quajtur aksidentin ”tragjedi të tmerrshme” dhe ”zemërthyese”./IndeksOnline/