08:21 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Me mëngjes bllokohet njëra nga rrugët kryesore të kryeqytetit për t’u krasitur pemët

Kolona të gjata janë krijuar në Ulpianë, pasi është bllokuar rruga për t’u kryer disa punime.

Me mëngjes, rruga deri te “rrethi me flamur” është bllokuar pasi janë duke u krasitur pemët nga kompania përgjegjëse, shkruan Indeksonline.

Kolonat e gjata të krijuar si pasojë e kësaj, kanë bërë që qytetarët të presin me vetura deri në 40 minuta nga “Rruga B” deri tek rrethi, te shkolla “Ali Sokoli”.

Ndryshe, kjo është njëra nga rrugët më të ngarkuara gjatë ditës dhe punimet janë lënë të kryhen pikërisht kur ngarkesa është më e madhe, gjë që ka bërë që shumë qytetarë edhe të vonohen në punë./Indeksonline/