22:26 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Më në fund, shënon EDON ZHEGROVA!

Edon Zhegrova sapo ka shënuar një gol për ekipin e FC Basel.

Anësori i Kombëtares së Kosovës shënoi golin e tretë në ndeshje, në fitoren e Baselit me rezultat 4-1 ndaj Luzernit, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 80’të dhe arriti të shënonte në minutën e 88’të të ndeshjes.

Ky ishte goli i tij i parë në Superligë që nga tetori i vitit të kaluar./IndeksOnline/