23:39 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Me një dëshirë e një qëllim” – Rashica komenton fitoren ndaj Maltës

Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica nuk startoi sonte nga minuta e parë përballë Maltës.

Kosova regjistroi fitoren e radhës në Ligën e Kombeve, duke mposhtur maltezët me rezultat solid, 3-1.

Rashica u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, dhe rrezikoi kundërshtarin në disa raste, transmeton IndeksOnline.

Tani, përmes rrjeteve sociale, Rashica ka komentuar fitoren e sontme të Kosovës.

”me një dëshirë e një qëllim”, shkroi Rashica në Facebook.

Përndryshe, Rashica luan në nivel ekipor te Werder Bremeni në Gjermani, ku po shkëlqen në çdo ndeshje./IndeksOnline/