11:15 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me Ronaldon fitojnë të gjithë, Parma shet biletat për një orë

Parma u rikthye në Serinë A këtë sezon, pasi bëri një kapërcim të jashtëzakonshëm, ku brenda 3 vitesh u ringrit nga Seria D, në ligën elitare italiane. Skuadra emiliane debutoi të dielën në mbrëmje në “Tardini”, ku priti Udinesen dhe i shkoi shumë pranë triumfit, por shpërdoroi avantazhin 2-0, duke u dhënë mundësi friulianëve të barazojnë dhe të marrin një pikë.

Këtë javë Parma do të luajë në transfertë ndaj Spalit, një skuadër me të cilën do të duelojë direkt për të mbijetuar në Serinë A, por mendja e emilianëve ka është që tani te ndeshja e 1 Shtatorit në mbrëmje. Në stadiumin “Tardini” do të zbresë Juventusi, bashkë me Cristiano Ronaldon, ndërsa njoftimet nga klubi thonë se janë shitur të gjitha biletat e nxjerra në shitje deri tani.

PARMA, ITALY – MAY 12: Parma Calcio players celebrate the victory after the serie B match between Parma Calcio and AS Bari at Stadio Ennio Tardini on May 12, 2018 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Pavarësisht rritjes së çmimit, tifozët kanë blerë të gjitha biletat e vëna në dispozicion brenda një ore, ndërsa nesër klubi do të nxjerrë në shitje edhe rreth 2000 bileta të tjera në anësore, që gjithashtu pritet të mbarohen brenda pak minutave, për të mbushur plot e përplot stadiumin.
Ky interes është i ngjashëm ne atë të “Bentegodit” në javën e kaluar, ku Chievo dyfishoi çmimet e biletave dhe arriti të mbushë plot stadiumin, në sfidën ku CR7 bëri edhe debutimin zyrtar në Serinë A.

Natyrisht që Juventusi ishte skuadra që pagoi shifra stratosferike për të sjellë Ronaldon në Torino, por nga ky transferim duket se po përfitojnë të gjitha klubet e Serisë A, pasi përveç biletave të shitura, është rritur ndjeshëm edhe shikueshmëria e interesi i sponsorëve për kampionatin italian.