18:30 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Më shumë se temperaturat e larta, Tayna e ‘djegë’ atmosferën në Durrës!

Reperja nga Prizreni, Tayna, ka nisur t’i mbajë koncertet.

Pas një viti pandemie, ajo është rikthyer fuqishëm duke bërë për vete një publik të gjerë, shkruan Indeksonline.

Famën dhe dashurinë që ndaj fansave, Tayna po e gëzon në secilën paraqitje që e bën.

Sot ajo mbajti një koncert në Durrës, ku shihet se janë grumbulluar qindra persona për ta parë atë dhe perfomancën e saj spektakolare.

Menaxheri i saj, Rinor Hykolli, përmes Instastory ndau disa video duke treguar që si gjithmonë, Tayna din me ‘nxeh’ atmosferën përkundër temperaturave të larta./Indeksonline/