19:35 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Me veturë zyrtare duke bërë pazar, me vete edhe familjen

Shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i veturave zyrtare, nuk është tashmë risi në vendin tonë.

Të njëjtat vetura i hasim shpesh, madje ngasësit e tyre nuk hezitojnë të thyejnë edhe rregullat e komunikacionit, shkruan Indeksonline.

Shpesh këta persona zyrtar veturat të cilat janë të blera në kurriz të popullit, i përdorin ato edhe jashtë orarit të punës, gjatë vikendeve e edhe për të shkuar në pushime.

Por, ky person zyrtar veturën me targa 3Z e shfrytëzoi edhe për të kryer pazaret e shtëpisë në një market, e me vete pati edhe familjarët./Indeksonline/